fbpx

Instituti i specializuar i Frankofonisë për administrim dhe menaxhim (ISFAM), Etablissement spécialisé de la Francophonie pour l’Administration et le Management (ESFAM) është Institut i Agjencisë universitare të Frankofonisë (AUF) me seli në Sofje (Bullgari), i krijuar në vitin 1994. Që atëherë deri më sot në ISFAM kanë diplomuar 2000 studentë, që janë në detyra me përgjegjësi në mbarë botën. Misioni kryesor i ISFAM është të përgatitë në gjuhën frënge specialistë me kualifikim të lartë në fushën e administrimit dhe menaxhimit të biznesit, për të kontribuar për zhvillimin e vendeve të regjionit të Evropës Qendrore dhe Lindore.

ISFAM ofron programe master me kohëgjatësi të studimit 1 vit, të universiteteve të mëdha franceze dhe belge.

Instituti u ofron gjithashtu punonjësve dhe kurse të specializuara dhe të certifikuara (kurse për rikualifikim) në module të ndryshme.

Mirëmbajtja e rrjetit të ish studentëve dhe kompanive partnere u jep të gjithë të diplomuarve mundësinë për një karrierë të mirë profesionale. Është me rëndësi të theksohet për studentët që vijnë nga vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore, që:

  • mësimdhënia subvencionohet nga AUF;

  • sigurohen bursa nga qeveria bullgare dhe nga organizata të tjera ndërkombëtare;

  • ofrohet mundësia e zhvillimit të kurseve të gjuhës frënge në vend, me qëllim përmirësimin e nivelit përpara fillimit të vitit akademik.

Pyetjet që shtrohen shpesh

Cilat janë kushtet për aplikim? Kandidatët duhet të kenë mbaruar arsim të lartë 4 vjeçar dhe të kenë njohuri të frëngjishtes.

Sa është kohëgjatësia e programeve master në ISFAM ? Mësimdhënia zgjatet 1 vit, ligjëratat zhvillohen në vend nga shtatorit deri në pranverën e ardhshme, pas kësaj vjen periudha e stazhit ose përgatitjes së temës së diplomës.

Cili është statusi i studentëve të ISFAM? Studentët e ISFAM kanë statusin e studentëve bullgarë dhe si të tillë mund të përfitojnë nga të gjitha zbritjet që u takojnë (për kinema, transport etj.). Njëkohësisht kanë edhe statusin e studentëve të regjistruar në universitetin përkatës francez ose belg, programin master të të cilit po studiojnë.

Çfarë lloj diplome merrni në ISFAM? Diplomat janë për shkallë master nga universitetet partnere.

Kush akrediton diplomat dhe programet master? Diplomat dhe programet master janë akredituar nga organet e universiteteve partnere.

Cilët janë pedagogët në ISFAM? Një pjesë prej pedagogëve vijnë nga universitetet e huaja, pjesa tjetër – nga Agjencia universitare e Frankofonisë (AUF).

Lista e programeve master

  • Menaxhim dhe administrim biznesi, në partneritet me Universitetin e Nantes (Francë):

Ky studim është destinuar para së gjithësh për studentët e fushave të tjera të studimit ( të shkencave inxhinierike, shkencave sociale, shkencave humanitare etj.), të cilët mund të përfitojnë kompetencë të dytë profesionale.

  • Master ne Menaxhimin e novacionit te qendrueshem dhe te digjitalizimit, në partneritet me Universitetin e Liezhit (Belgjikë):

Zhvillon qëndrime dhe aftësi për marrjen e vendimeve në nivelin lokal, regjional, kombëtar dhe ndërkombëtar të pushtetit shtetëror, më në veçanti përmes njohjes me karakteristikat specifike të mjedisit social-ekonomik, politik, juridik dhe financiar:

  • Menaxhim i çështjeve evropiane;

  • Menaxhim i institucioneve publike;

  • Menaxhim dhe qeverisje e universiteteve.

  • Menaxhim i NVM (ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme) dhe zonave turistike në partneritet me Universitetin e Corse Pasqual Paoli (Francë):

Ky program master do të përgatit menaxherët e ardhshëm në biznesin turistik dhe zonat turistike, të aftë të punojnë, të krijojnë dhe të menaxhojnë struktura të veta, por gjithashtu edhe të zënë pozicione drejtuese në organizatat publike ose private.

  • Transport ndërkombëtar në partneritet me Universitetin e Parisit I Pantheon- Sorbonne:

Program master multidisiplinor, i specializuar në fushën e transportit, i cili përgatit udhëheqës të lartë për t’u përgjigjur nevojave të specialistëve të transportit në drejtim të menaxhimit, kryesisht në Evropën Qendrore dhe Lindore, duke ofruar specializim në sistemet e transportit në këtë sferë.

  • Supply Chain Management ose Menaxhim i zinxhirëve të furnizimit i Universitetit Paris II, PantheonAssas :

Ky program master ka për qëllim të ofrojë studim të adaptuar me nevojat e kompanive në drejtim të logjistikës. Ky program master është i vetmi në Francë, i cili u lejon të diplomuarve, të kalojnë lehtë nga kontrolli tek menaxhimi dhe projektimi i sistemeve industriale dhe logjistike.

 

Taksat

  • Taksa e plotë: Taksa për regjistrimin në programin përkatës master është 4000 €. Ky çmim përfshin regjistrimin në universitetin partner dhe mbulon shpenzimet e studimit. Nuk përfshin akomodim, sigurim dhe ushqim.

  • Taksë e subvencionuar nga UAF: 300 €

Për këtë taksë kanë të drejtën studentët nga shtetet siç vijojnë:

        1. Mbi bazë të përgjithshme:

    • Shqipëria, Armenia, Azerbajxhani, Bjellorusia, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Estonia, Gjeorgjia, Greqia, Hungaria, Letonia, Lituania, Kazakistani, Kirgizstani, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Moldavia, Uzbekistani, Polonia, Çekia, Rumania, Rusia, Serbia, Sllovakia, Sllovenia, Taxhikistani, Turkmenistani, Turqia, Ukraina.

    • Studentët të cilët aktualisht studiojnë në këto universitete partnere: Korsikë, Paris 1, Paris 2, Nantes, Liezh.

        1. Në varësi të dosjes (mjete falas nga UAF)

  • Studentët nga mbarë bota, që kanë përfunduar universitete- anëtare të UAF ose strukturë, të lidhur me të dhe të cilët kanë paraqitur një projekt profesional cilësor.